Manchester City-Everton, Guardiola mposht Ancelottin dhe i shkakton humbjen e parë italianit (VIDEO)

Carlo Ancelotti ka provuar shihen e humbjes si si trajner i Evertonit pas 2 fitoreve radhazi në Premier Legue.

Skuadra nga Merceyside nuk ia doli të kthehej me pikë nga transferta me Manchester City-in, pasi u mposht 2-1 në “Etihad”.

Pjesë e parë u mbyll pa gola, ndërsa me fillim e së dytës, Gabriel Jesus realizoi dy gola të njëpasnjëshëm në minutat 51’ dhe 58’.

“The Toffees”arritën ta rihapnin ndeshjen në minutën e 71-të (Richarlison), por pa mundur të shmangnin humbjen, pasi nuk nuk arritën të realizonin një tjetër gol në minutat e mbetura.

Ndërkohë, Manchester City mban vendin e 3 me 44 pikë ndërsa Everton vendin e 10 me 25 pikë.


Shtuar 1.01.2020 19:44