Puntata e sotme e “Shiko Kush Luan”, veç të ftuarve të rinj do të na njohë edhe me kapitenin e ri të skuadrës blu… Rezart Veleshnja nuk do të jetë më pjesë e programit të së shtunës në “Top Channel”, një vendim ky i marrë nga autorja dhe moderatorja e programit Luana Vjollca.
Nuk dihet ende se çfarë e ka çuar Luanën drejt këtij vendimi, por në puntatën e dytë të spektaklit si kapiten i bluve do të shfaqet Xhoda, aktori tjetër shumë i dashur nga “Portokalli”, i cili ka një kimi të ndërtuar në vite me kapitenin tjetër të skuadrës së kuqe, Florjan Binaj.
Të lidhura
None found
Mbetet për t’u parë nëse do të vijojë Xhoda si kapiten, apo e gjitha kjo ishte një lojë dhe do të kemi një rikthim të Rezit.
