Lady Gaga kapet mat duke u puthur me një burrë misterioz natën e ndërrimit të viteve (VIDEO)

Viti i ri, i dashur i ri! Të paktën kështu duket se po ndodh për Lady Gaga-n, vetëm dy muaj pas ndarjes nga i dashuri i saj i fundit, Dan Horton.

Artistja e hitit “Shallows” ka kaluar ndërrimin e viteve në Las Vegas, ku në mesantë, është parë duke u puthur me një burrë misterioz ekzaktësisht në momentin që akrepat kanë shënuar 00:00.

Sipas dëshmitarëve në restorantin “NoMad” ku Gaga po festonte, emri i atij që duket si i dashuri i saj i ri është Michael, por asgjë më tepër nuk dihet për të.

Gjithashtu një fanse e ka filmuar këngëtaren duke dalë nga restoranti dorë për dore me Michael-in misterioz teksa ata largohen së bashku.

Vitet e fundit nuk kanë shkuar ekzaktësisht vaj për Gaga-n në planin sentimental.

Vetëm dy muaj më parë ajo u nda nga inxhinieri i audios Dan Horton për shkak se ai ishte tepër i papjekur për këtë.

Kjo erdhi pasi ajo prishi fejesën me Christian Carino-n, gjë që ndodhi pikërisht në periudhën kur ajo u përfol për një lidhje me Bradley Cooper.


Shtuar 2.01.2020 10:31