Sot është momenti që Dejan Kulusevski të kryej vizitat mjekësorë në Torino. 19-vjeçari mbërriti në orën 8:35 në J-Medical, ku e priste një grup i madh tifozësh.
Mesfushori do të jetë nën kujdesin e mjekut të Kombëtares shqiptare, Xhanluka Stesina i cili bën edhe vizitat mjekësore të futbollistëve te kampionët e Italisë.
Nëse gjithçka shkon në rregull, pas pak orësh do të hidhet edhe e bardha mbi të zezë dhe Kulusevski do të luajë që nga ndeshja e radhës me fanellën e Juventusit.
Suedezi pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë. Për të veshur fanellën e Juventusit, Kulusevski do të duhet të presë deri në fund të sezonit.
Juventus do të derdhë në arkat e Parmë plot 35 milionë euro + 10 milionë bonuese në varësi të performancës së lojtarit.
Ndërsa futbollisti do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon + bonuse.