“Jam burrë e jo lodër”, 35 vjeçari tregon natën e parë me bashkëjetuesen 45 vite më të madhe (VIDEO)

Një 35 vjeçar egjiptian dhe partnerja e tij 45 vite më e madhe, kanë hedhur poshtë ofendimet që e quajnë atë një “djalë lodër”, duke këmbëngulur se ishte “një burrë i vërtetë”.

Mohamed Ahmed Ibriham u lidh me britaniken Iris Jones, 80 vjeçe nga Somerset, pasi u takuan fillimisht në Facebook vitin e kaluar. E moshuara fluturoi nga Britania drejt Egjiptit, por çifti ende nuk ka lidhur kurorë.

Çifti bëri që mikpritësit Holly Willoughby dhe Philip Schofield të skuqeshin në fillim të këtij viti pasi pranuan se nata e tyre e parë ishte pasiononte, duke përdorur një “lubrifikant të tërë”, ndërsa e moshuara mbeti me “shalë të skuqura”.

Duke u shfaqur në emision edhe një herë sot nga Kajro, Mohamed shpërtheu me zemërim ndaj atyre që e kritikojnë, duke mbrojtur marrëdhënien e tyre dhe duke i thënë kujtdo që dyshon në dashurinë e tij për Irisin ‘të shkojë në ferr’.

Kur u pyet se pse ai është aq i etur të martohet me Iris, Mohammed vendosi të injorojë pyetjen, duke sqaruar se është vërtet i dashuruar me Iris.

Mohammed vazhdoi: “Dashuria nuk njeh ndonjë ndryshim midis moshës, apo vendeve që është jeta jonë, Iris më zgjodhi mua dhe unë Iris”.

Marrëdhënia e çiftit u vu në qendër të vëmendjes në fillim të këtij viti kur Iris shkoi në ITV This Morning për të diskutuar hendekun e madh të moshës dhe përfundoi duke zbuluar detaje të jetës së tyre seksuale.


Shtuar 28.09.2020 14:25