Napoli u rikkthye ditën e djeshme te fitorja duke mundur në “San Paolo” Juventusin me rezultatin 2-1.
Por përpara fillimit të ndeshjes u shënua një incident me një djalë të vogël që refuzoi të merrte fanelën e Juventusit.
Ai njihet si një tifoz i flaktë i Napolit, por i duhet të mbante të veshur fanelën e Juventusit për të shoqëruar futbollistët napoletan.
Pas ndeshjes, një gazetar ka pyetur djaloshin e vogël rreth gjestit të tij të bërë para ndeshjes.
“Kam bërë një gjest që për Napolin është mrekulleshme, Juventusi është një skuadër m**i”, u shpreh tifozi i vogël napoletan.