Një baba amerikan u arrestua dhe u akuzua për sulm pasi sulmoi kundërshtarin e djalit të tij adoleshent.
Barry Lee Jones nuk u përmbajt gjatë një ndeshje mundjeje të djalit të tij në shkollën e mesme.
Kur kundërshtari e ngriti në ajër dhe e shembi përtokë djalin e Jones, ai ndërhyri në mënyrë brutale.
Më herët, arbitri kishte sinjalizuar se lëvizja e kundërshtarit të djalit të Jones ishte e parregullt.