Po luhet në këto momente ndeshja mes Atalantës dhe Cagliarit, e vlefshme për javën e tretë në kampionatin italian.
Bergamaskët po fitojnë me rezultatin 2-1 ndaj miqve, me golat e shënuar nga Muriel dhe Gomez. Ndërsa për skuadrën e Cagliarit ka shënuar, Diego Godin. Ky ishte goli i parë me fanellën e Cagliarit për mbrojtësin uruguain, i cili u transferua nga Inter për te skuadra nga sardenja në këtë merkato.