FRANCË/ Treni del nga shinat, ka të lënduar (VIDEO)

Një tren i shpejtësisë së lartë në Francë ka dalë nga shinat të enjten, derisa po udhëtonte nga qyteti lindor i Strasburgut në Paris.

Sipas autoriteteve lokale, si pasojë e aksidentit u lëndua drejtuesi i mjetit dhe 20 pasagjerë.

Shoferi u evakuua me helikopter pas aksidentit pranë Ingenheim, rreth 30 kilometra në veri-perëndim të Strasburgut.

Treni ishte akoma i paprekur por lokomotiva ishte mbështetur në anën e saj dhe të paktën dy vagonë të tjerë ishin gjithashtu jashtë shinave.

Punëtorët e shpëtimit mbërritën menjëherë pas aksidentit, i cili ndodhi rreth 20 minuta pasi treni u largua nga Strasburgu në 7:19 të mëngjesit.


Shtuar 5.03.2020 11:44