Fiksoi gjithë botën, kënga “7 Rings” e Ariana Grandes qenka e kopjuar? (VIDEO)

“I want it, I got it” (E dua, e marr) është përshkrimi i famshëm që kemi parë të paktën një herë krahas fotos së një vajze.

Këto janë rreshtat e këngës hit të Ariana Grandes, “7 Rings”, e cila së fundmi është paditur për vjedhje.

Këngëtari Josh Stone ka publikuar dy vite më parë këngën “You need it, I got it” dhe pretendon se “7 Rings” është e kopjuar nga kënga e tij.

Stone ka kërkuar ndihmën e gjykatës që të marrë dëmshpërblimin dhe po pret që kënga e Ariana-s të hiqet nga Youtube.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja akuzohet për kopjim, ndërsa ende nuk ka reaguar lidhur me këto lajme.


Shtuar 17.01.2020 11:17