Teuta fitoi për herë të parë trofeun e Superkupës së Shqipërisë.
Përveç suksesit të këtij titulli, durrsakët realizojnë njëkohësisht një tjetër arritje në historinë e tyre: fiton dy trofe në një vit si asnjëherë më parë.
Pas dorëzimit të medaljeve, kapiteni Renato Arapi pati nderin të ngrinte trofeun e Superkupës së Shqipërisë.
Teuta e drejtuar nga Edi Martini tregon forcën dhe karakterin fitues edhe ndaj favoritëve të Tiranës duke u rrëmbyer dy trofe brenda një muaji: Kupë dhe Superkupë, ndërsa ka ndezur shpresat e tifozëve durrsakë për të luftuar sezonin e ri për titullin kampion, trofe që mungon prej 25 vitesh.