Mirupafshim dhimbje, si të depiloheni që të mos keni probleme

Me sezonin e verës fillon lufta kundër qimeve të padëshiruar ndaj përpiquni ta bëni këtë ritual të bukurisë më pak të pakëndshme.

“Lufta” kundër qimeve të tepërta është një nga më të vështirat, por le të përballemi me të. Duket sikur shtohen me shpejtësinë e dritës, ndaj edhe heqja e tyre kthehet në stres. Si të mos mjaftonte kjo, është edhe dhimbja që e shoqëron depilimin.

Ndaj në mënyrë që të vuani sa më pak, këtu janë disa sugjerime të dobishme:

Mjeti më efektiv për të pasur një lëkurë të butë, është pa dyshim depilimi. Kjo e fundit është një praktikë e dhimbshme pavarësisht se secila e përjeton ndryshe dhimbjen.

Para ngrënies

Kini parasysh që depilimin ta bëni para ngrënies. Tretja rrit furnizimin me gjak dhe si rrjedhojë edhe ndjeshmërinë e lëkurës. Është gjithashtu mirë të shmanget kafja apo kafeina pasi e bën lëkurën të ndjeshme duke e kthyer depilimin në të dhimbshëm.

Qimet mbi buzë

Si të mos mjaftonte stresi i shtimit në peshë gjatë dimrit, shqetësuese bëhen edhe qimet e padëshiruara ku nuk përjashtojmë as ato mbi buzë. Këto detaje e vënë në krizë vetëvlerësimin e femrës.

Për të mos ndjerë shumë dhimbje kur heqim pjesën e qimeve mbi buzë, pasi ajo është pjesa më delikate dhe e dhimbshme, duhet që dylli të mos jetë shumë i nxehtë por i vakët.

Relaksimi

Një dush i ngrohtë apo një banjë romantike disa orë para depilimit do të ndihmonte pasi do të zbuste qimet si dhe do të hapte poret e lëkurës duke e bërë depilimin më pak të dhimbshëm.

Do të ishte mirë të bëhej një pastrim i thellë eksfoliant. Kjo përveçse do ta bënte lëkurën më të butë dhe do të eliminonte qelizat e ngordhura, do të bëjë që të dalin edhe qimet më të shkurtra në sipërfaqe. Rezultati do të ishte i kënaqshëm: pa qime dhe efekt më të gjatë pas depilimit.

Një ndër sekretet për një depilim sa më të mirë është ta përhapni dyllin në drejtim të rritjes së qimes sepse kjo e kufizon dhimbjen.

Ndodh që edhe pas depilimit të kemi ndonjë suprizë të pakëndshme.

Disa orë relaksi do të jetë ilaçi më i mirë. Jo në palestër sepse kështu do të shmangim djersën që bie në kontakt me lëkurën e irrituar. Mirë do të ishin masazhet me vajra bimore të cilat e zbusin dhe e hidratojnë lëkurën.

Ndiqni këto hapa dhe këtë verë mund të vishni çdo lloj veshjeje.


Shtuar 6.04.2020 07:38