Fansat të shqetësuar, këngëtari i njohur “lë skena” të çuditshme gjatë koncertit (VIDEO)

Video e Post Malones duke rënë nga skena po bën bujë.

Post Malona ka shqetësuar fansat pasi u filmua duke rënë nga skena, shkruan TheSun.

Videoja e fansave, e cila besohet se vshtë marrë në një koncert në SHBA mbrëmë, tani është bërë virale dhe njerëzit kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e 24-vjeçarit.

Një person shkroi “Kjo është vërtetë e dhimbshme ta shohësh atë kështu dhe unë jam vërtet i shqetësuar për shëndetin e tij tani. Dikush ta ndihmojë Post Malonen”.

Një tjetër në Tëitter thotë “Kush po e ndihmon Post Malonen tani?! Këto video janë të tmerrshme”.

Fansa të tjerë shkruajnë se Post Malone duhet ta anulojë turnen sa më shpejt, por ka edhe të atillë që besojnë se kjo ishte pjesë e performancës së artistit.

Reperi amerikan, emri i vërtetë Austin Post, ka folur gjithmonë haptas konsumimin e alkoolit dhe drogës.

Në një intervistë me GQ këtë muaj ai zbuloi se nuk pi më marijuanë pas një “sulmi të ankthit të shkaktuar nga i cili nuk u qetësuar asnjëherë”.

Sidoqoftë, ai vazhdon ende të konsumojë dhe rrallëherë është fotografuar pa një pije alkoolike në duar.


Shtuar 7.03.2020 09:51