Juventusi parakalon Man.United për Jadon Sancho

Në merkaton e verës do të ketë një duel të ashpër mes Manchester United dhe Juventusit për të blerë kartonin e talentit anglez Jadon Sancho. Djajtë e Kuq interesohen prej kohësh për yllin e Dortmundit por sëfundmi ka hyrë në garë Juventusi që e pëlqen sëtepërmi yllin e ri të futbollit anglez dhe jo vetëm. Sipas mediave angleze, bardhezinjtë krahasuar me Manchester United janë në avantazh për një fakt të thjeshtë.

Juventusi e ka të sigurt praninë në Champions League për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që United është ende në garë për të siguruar një vend në Champions. Kartoni i Jadon Sanchos, kushton midis 120 deri në 150 milionë euro, të paktën kjo është shifra që kërkon të përfitojë Borussia e Dortmundit nga shitja e tij.


Shtuar 5.04.2020 13:32