Fluturon kurba e infeksionit në vend (VIDEO)

Gjatë orëve të fundit ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 108 raste të reja me koronavirus.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë, situata në spitalet Covid është serioze.

Ministria bën thirrje për vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit dhe higjienën vetjake dhe kolektive. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.


Shtuar 23.07.2020 14:02