Dopieta e Ronaldos dërgon Juven drejt titullit (VIDEO)

CR7 është njeriu vendimtar për Juventusin.

Portugezi ishte protagonisti kryesor në fitoren 2-1 ndaj Lazios, shkruan Albeu.com.

Pas një pjese të parë pa gola me fillimin e të dytës numri 7 realizoi 2 gola në vetëm 3 minuta.

Ronaldo realizoi golin e parë me 11 metërsh, ndërsa 3 minuta më vonë pas një kundërsulmi shënoi dhe të dytin, ndërsa Lazio tentoi të rihapë takimin pas golit të Immobile me 11-metërsh por vetëm kaq.

Ndërkohë, kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i Serisë A, Juventusit i duhet edhe 4 pikë për t’u shpallur zyrtarisht kampion. /albeu.com/


Shtuar 20.07.2020 21:42