Dasmë në horizont? Ylli Limani: Do martohem pasi të mbarojë karantina (VIDEO)

Ylli Limani, një nga artistët më të kërkuar të momentit, ishte i ftuar sot në “E diell” ku foli për kohën që po kalonte në karantinë me familjen e tij.

I pyetur për ndonjë dedikim konkret që mund të kishin këngët e tij, Ylli u përgjigj: “Zakonisht luaj rolin e ‘viktimës’ në këngët e mia, por nuk është jeta ime reale ajo dhe vuajtjet e mia nuk i tregoj në muzikë”.

Mirëpo Fjoralba Ponari nuk u bind edhe aq me përgjigjen e Yllit dhe i bëri menjëherë pyetjen e rradhës: Cilën këngë i ke kushtuar asaj që të ka thyer zemrën?

I vendosur në siklet, Ylli tha: “Këngët e mia në mos 100%, janë 50% me 50% sidomos kur i krijon këngët vetë, por normale, edhe unë jam djegur nga dashuria”.

Gjithashtu në fund të intervistës këngëtari është pyetur se kur do të martohet dhe ai ja kthen me shaka, ose jo: Kur të mbaroj karantina.


Shtuar 12.04.2020 18:11