Bora mbulon Prishtinën (VIDEO)

Pas një dimri të gjatë dhe pa borë, duket se muaji Shkurt po del të jetë muaji i bardhësisë.

Sot në orët e mbrëmjes kryeqyteti i Kosovës është mbuluar nga bora e cila ka rënë pa u ndalur të paktën për katër orë dhe nuk është ndalur ende.

Nëse vazhdon me të njejtin ritëm, nesër pritet që bora të arrijë disa centimetra.

Ndryshe temperaturat nesër në Prishtinë pritet të bien deri në -4 gradë celsius.


Shtuar 4.02.2020 21:51