Binden shqiptarët, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet me qëllim zbatimin e masave të marra për parandalimin e koronavirusit.

Në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, janë bërë kontrolle në të gjitha rrugët e Tiranës e Kamzës.

Policia bën thirrje të respektoni rregullat e kufizimit të qarkullimit me automjete, biçikleta e motomjete .

”Respektoni kufizimin e lëvizjes në këmbë, qëndroni në banesë deri të hënën në mëngjes, por edhe më mbrapa respektoni , respektoni , respektoni oraret kufizuese dhe zbatoni këshillat për higjenën.

Ruani largësinë në makete, minimarkete e furra buke, por edhe në rrugë.

Të mbrojmë njëri -tjetrin, të mbrojmë jetën.

Durim e kontribut nga gjithsecili dhe do ja dalim”, thotë policia.

#respektemirenjohjepernjerezitepunesdhesakrifices


Shtuar 22.03.2020 08:31