Avancojnë punimet, ja si duket stadiumi i ri i Kukësit (VIDEO)

Pavarësisht bojkotit të kampionatit, punimet në stadiumin e Kukësit po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Tashmë ka përfunduar mbulimi i tribunës qendrore, ndërsa po punohet për shtrimin e tapetit jeshil të fushës së “Zeqir Ymerit”.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, tregohen se faza tjetër e punimeve lidhet me ngritjen e tribunave pas portave.

Pas gati dy vitesh, Kukësi do të ketë mundësinë të luajë në shtëpinë e tij të re pasi stadiumi i vjetër nuk plotësonte kushtet për licencim.


Shtuar 25.09.2020 17:07