4-vjeçarja bie nga pallati, fqinjët i shpëtojnë jetën (VIDEO)

Një video dramatike është bërë virale në internet, ku një vajzë 4-vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të tretë, por për fatin e saj të mirë është shpëtuar nga fqinjët.

“Daily Mail” shkruan se ngjarja ka ndodhur në provincën kineze të Jiangxi, ndërsa fëmija ishte lënë e vetme në shtëpi nga gjyshërit e saj.

4-vjeçarja ishte varur në dritare, ndërsa fqinjët e vunë re menjëherë këtë moment të tmerrshëm dhe u mblodhën në fund të ndërtesës, duke e pritur fëmijën që nuk e mbajtën më duart.

Për fat të mirë, vajza e vogël shpëtoi pa asnjë lëndim, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet mbi këtë rast.


Shtuar 16.09.2020 07:43