Vendosi rekord me Argjentinën, Lionel Messi paralajmëron tërheqjen: Kjo është Copa Amerika ime e fundit

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë me Argjentinën. “Pleshti” vendosi një tjetër rekord në Copa Amerika në sfidën kunder Kanadasë.

Messi është i pari lojtar që arrin të jetë pjesëmarrës në 7 edicione të ndryshme të Copa Amerika.

Sulmuesi pas fitores 2-0 ndaj kanadezve, foli për mediat, teksa theksoi se atij nuk i interesojnë rekorden, pasi synon vetëm të arrijë rezultate me Argjentinën.

“Jam i lumtur që vazhdoj të jem në kombëtare dhe të marr pjesë në një kompeticion tjetër zyrtar. Gjithmonë them se nuk jam tipi që të fokusohem në këtë lloj rekordi apo ndonjë gjë tjetër, thjesht më pëlqen të luaj. Në këtë Copa America ne do të përpiqemi të japim më të mirën tonë, ndonjëherë duke luajtur më mirë, ndonjëherë duke luajtur më keq, por gjithmonë duke u përpjekur të japim më të mirën dhe të luftojmë në çdo ndeshje, siç kemi bërë gjithmonë.

Kupa e Botës 2026? Kjo është Copa Amerika ime e fundit. Sa i takon Kupës së Botës do të shikojmë se si do të shkojnë gjërat. Për momentin nuk po mendoj për këtë”, ka përfunduar kampioni i botës.

Kujtojmë se Messi bëhet edhe lojtari me me shumë ndeshje në Copa Amerika. Ish-sulmuesi i Barçës dhe PSG-s ka marrë pjesë në 35 ndeshje, teksa pas tij me 34 sfida ndodhet Sergio Livingstone i Kilit.


Shtuar 21.06.2024 15:11