Tentuan të vidhnin energji elektrike, 2 të arrestuar dhe 1 në kërkim

Kontrollet për vjedhjen e energjisë elektrike kanë çuar në pranga 2 persona, ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim dhe 6 qytetarë janë vënë nën hetim.

Policia ka ushtruar kontrolle në të gjithë vendin, ndërsa bën me dije se këta persona kishin ndërhyrë në në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Burime zyrtare bëjnë me dije se dy personat janë arrestuar në Tiranë, të cilët janë identifikuar si E. P. dhe K.D. Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi S. B., banues në Kavajë.

Mësohet se 6 personat që janë vënë nën hetim u konstatuan në shkelje përkatësisht në këto zona, Shkodër, Lezhë, Klos dhe Gramz.


Shtuar 16.10.2021 19:57