Suksesi i madh në “Wembley”, futbollistët italianë kthehen në shtëpi (FOTO LAJM)

Italia ka fituar Kampionatin Evropian pasi mposhti në finale Anglinë.

Futbollistët e Roberto Mancini zhvilluan një turne fantastik dhe me plot meritë fituan në fund.

Pas triumfit në “Wembley”, tani futbollistët italian janë rikthyer në shtëpi.

“Azzurët”, u pritën në aeroport nga qindra tifozë të cilët ishin tejet të ngazëllyer me triumfin e skuadrës së tyre.

Festa nuk pritet të ndalet në Itali pasi të gjithë janë të lumtur për fitimin e trofeut të dytë të Kombëtares së tyre në ‘Euro’ pas 53 vite pritjesh.

Kapiteni i Italisë Giorgio Chiellini iu drejtua turmës duke thënë “Ky trofe është për ju”.


Shtuar 12.07.2021 10:39