ZYRTARE/ Ylli turk i Romës transferohet te Licester City

Cengiz Under është lojtar i Leicester City.

Ylli turk, Cengiz Under, ka lënë Romën, duke iu bashkuar skuadrës angleze, Leicester City, në formë huazimi.

Faqja zyrtare e ‘Dhelprave’ ka njoftuar përforcimin e ri të skuadrës.

Lojtari do të jetë me Leicester deri në fund të këtij sezoni.

23 vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë, në fazën ofensive.


Shtuar 20.09.2020 08:36