Meta harron “hallet” politike, ia merr valles në Zallë Dardhë (VIDEO)

Kreu i shtetit Ilir Meta ishe mbrëmjen e djeshme në Zall Dardhë, ku ka festuar me banorët e zonës.

Në një video të publikuar nga vetë ai në Facebook, Meta shfaqet duke kërcyer mes shumë prej banorëve të cilët janë të veshur me rrobat popullore.

“Një mbrëmje e paharrueshme në Zall Dardhë. Këto vise të mrekullueshme duhet të gjallërohen përgjithmonë!”, shkruan Presidenti krahas videos.

Sicc shihet dhe nga pamjet presidenti Meta është i veshur me xhup, cckqa tregon se moti në zonën e Zall Dardhës ka nisur që të ftohet.

” Zall Dardha është një nga fshatrat e kësaj treve me histori të madhe që gjithashtu ka spikatur edhe si krahinë e artistëve, rapsodëve dhe valltarëve të famshëm, burim i pashtershëm i talenteve të reja.

Artistët e saj ndër vite kanë qenë një shembull i madh frymëzimi, dhe model i pasionit e përkushtimit për transmetimin brez pas brezi të traditave, zakoneve dhe vlerave unike folklorike të kësaj treve atdhetare.

Në mirënjohje të kontributit të dhënë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore kombëtare, pata kënaqësinë të nderoja me tituj të lartë, në vendlindjen e tyre, disa personalitete të shquara të etnografisë, folklorit dhe muzikës popullore shqiptare të Zall Dardhës”, shkruante Meta në një postim në rrjetet sociale.


Shtuar 20.09.2020 08:28