ZYRTARE/ Wilder aktivizon klauzolën për duelin e tretë me Tyson Fury

Adhuruesit e boksit do të kenë mundësi ta shohin edhe duelin e tretë mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

Ish kampioni i WBC, Deontay Wilder ka shfrytëzuar të drejtën për të kërkuar edhe një luftë me Tyson Fury.

Frank Warren ka konfirmuar se skuadra e Wilder ka shfrytëzuar opsionin nga klauzola e kontratës që mundëson edhe duelin e tretë.

Me shumë gjasë, dueli mes dyshes do të zhvillohet më 18 korrik, në SHBA.

Me këtë duel do të kompletohet trilogjia Deontay Wilder – Tyson Fury.


Shtuar 1.03.2020 07:14