Është publlikuar fotoja e viktimës Skerdilajd Isufi i cili u qëllua për vdekje nga bashkëmoshatari i tij ditën e sotme.
Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme ky është viktima, 47-vjeçari Isufi i cili u vra me thikë për një vend parkimi.
Të lidhura
Burimet bëjnë me dije se viktima kishte parkuar makinën përpara banesës së autorit, duke shkaktuar kështu një debat të fortë mes tyre,i cili u mbyll në mënyrë fatale për Isufin.
Debati për makinën e parkuar përpara shtëpisë së Roland Pujës u përshkallëzua deri në vrasjen tragjike të Skerdilajt Isufit.
Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri u dërgua për në spital por fatkeqësisht për shkak të plagëve të rëndë që ai mori, nuk arriti të mbijetonte.



