ZYRTARE/ Rooney futbollist dhe ndihmës trajner te skuadra e njohur angleze (VIDEO)

Wayne Rooney është zyrtarisht futbollist i Derby County-t, skuadër që militon në Championship. 34-vjeçari ka firmosur për 18 muajt e ardhshëm, pra deri në qershor të vitit 2021, me opsion rinovimin edhe një sezon tjetër.

Ish-sulmuesi i Manchester City-t, që kthehet në Angli pas përvojës në MLS me D.C. United, do të mbajë numrin 32 mbi fanellë.

Rooney është federuar tashmë si lojtar i Derby County-t dhe mund të debutojë që këtë të enjte kundër Barnsley-t.

Në fakt, ish-sulmuesi i “Tre Luanëve”, përveçse futbollist, do të jetë edhe ndihmës i trajnerit Philip Cocu.

Në krah të holandezit do të ketë mundësinë të zhvillojë aftësitë e tij si trajner, për të pretenduar me pas marrjen e drejtimit të një skuadre më të madhe.


Shtuar 1.01.2020 18:57