Mesfushori i Tottenham Victor Wanyama, është bashkuar me Montreal Impact pasi u largua nga klubi verior i Londrës.
28-vjeçari bashkohet me Impact si transferim falas – duke nënshkruar marrëveshje tre-vjeçare.
Wanyama do të kalojë klubi amerikan pasi të përfundojë testet mjekësore dhe të proçesohet transferi i tij ndërkombëtarë.
Ai foli për emocionet e tij në një start të ri së bashku me trajnerin e famshëm të Impact, ish-legjendën e Arsenalit Thierry Henry, ku ai do të bëhet Lojtari i Dytë i Kufizuar i Klubit së bashku me mesfushorin Saphir Taider.