ZYRTARE/ Mbrojtësi i Manchester United huazohet në Argjentinë

Mbrojtësi i Manchester United, Marcos Rojo ëstë larguar nga “Djajtë e kuq” duke kthyer aty ku e nisi karrierën.

29-vjeçari ka qenë duke e kërkuar largimin nga Old Traffordi që një kohë të gjatë, përkundër dashurisë së tij të madhe për klubin anglez, dhe do të jetë i huazuar për një kohë të shkurtë.

Gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, ai kishte qenë afër transferimit në Everton, megjithatë marrëveshja dështoi se Rojo u detyrua të pranojë ta luajë një rol të vogël në këtë sezon me Manchester Unitedin.

Ai i ka bërë vetëm nëntë paraqitje gjatë gjithë sezonit, për herë të fundit në nëntor. Megjithatë, tani atij i është plotësuar dëshira që të ketë mundësi ta dëshmojë veten diku tjetër.

Rojo ka arritur marrëveshje të kthehet në Estudiantes, ku kishte luajtur mes viteve 2008 dhe 2011, duke i bërë 43 paraqitje, para se ta fillonte aventurën në Evropën me Spartak Moskën në Rusi.


Shtuar 30.01.2020 15:03