ZYRTARE/ Mbrojtësi i Juventusit huazohet te Rennes

Juventus ka liruar Daniele Ruganin.

Daniele Rugani do të nis një aventurë të re, tashmë jashtë kufijve të Italisë, në futbollin francez.

Skuadra e Ligue 1, Rennes, kanë siguruar shërbimet e lojtarit, por vetëm në formë huazimi.

Rennes nuk kanë opsionin për blerje të lojtarit, kurse huazimi do t’iu kushtojë 1.5 milionë euro.

Francezët do të mbulojnë edhe pagën e lojtarit për gjatë gjithë sezonit 2020/21.


Shtuar 3.10.2020 20:19