ZYRTARE/ Luis Suarez i bashkohet Atletico Madridit

Luis Suarez është lojtar i Atletico Madrid.

Sulmuesi uruguaian, pas gjashtë vitesh në Barcelonë, largohet nga ‘Camp Nou’, për t’iu bashkuar Atletico Madrid.

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll, ka zyrtarizuar Suarezin, duke i uruar mirëseardhje.

“Atletico Madrid dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për transferimin e Luis Suarez”, thuhet në njoftim.

33 vjeçari Suarez, në 191 paraqitje ka shënuar 147 gola për Barcelonën.


Shtuar 24.09.2020 06:21