Tashmë edhe zyrtarisht janë mësuar vendet se ku do të luhen ndeshjet e mbetura të 1/16-ës në Ligën e Kampionëve.
Manchester City – Real Madrid dhe Barcelona – Napoli janë dy ndeshje tejet interesante që priten me padurim për t’u parë.
Të lidhura
None found
City gëzon epërsi ndaj Real, kurse Barca dhe Napoli janë në rezultat të përgjithshëm 1:1.
Nuk dihej se ku do të zhvilloheshin ndehsjet e kthimit, por tashmë zyrtarisht është mësuar se ndeshjet do të luhen jo në zona neutrale, por në sistemin e paracaktuar, transmeton lajmi.net.
Pra, Man City – Real Madrid luhet në ‘Etihad’, kurse Barcelona – Napoli luhet në ‘Camp Nou’.
I njëjti vendim vlen për të gjitha ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Pra, luhen në versionin “vendas-mysafir” – jo në zona neutrale.
Pas kësaj faze, ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen në Portugali.
