ZYRTARE/ Gjasula nuk vazhdon kontratën me Paderborn, ja ku do kalojë

Paderborni nuk ia doli të sigurojë mbetjen në Bundesligë, ndërsa tani ka mbetur edhe pa shërbimet e futbollistit luftarak, Klaus Gjasula.

Paderborni ka njoftuar të martën se mesfushori 30-vjeçar do të largohet nga klubi. Paderborni ka synuar të vazhdoj bashkëpunimin me reprezentuesin e Shqipërisë, por ai nuk ka shfaqur interes.

“Ne e falënderojmë Klaus Gjasulën për përkushtimin e tij dhe i dëshirojmë çdo të mirë në të ardhmen”, ka thënë drejtori sportiv, Fabian Wohlgemuth.

Ka gjasë që Gjasula të kaloj te Fortuna Duesseldorfi, që po ashtu nuk ia doli të siguroj mbetjen në elitën gjermane.

Gjasula ka vendosur rekord të Bundesligës për numrin e kartonëve të verdhë me të cilët është ndëshkuar gjatë edicionit të fundit.


Shtuar 14.07.2020 19:39