E rëndë në Tiranë, 36 vjeçari bie nga kati i katërt i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 36 vjeçar ka rënë nga kati i katërt i një ballkoni.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.

Policia sqaron se i burri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Më datë 14.07.2020, rreth orës 20:50, në Astir, në rrugën “Loni Ligori”, aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt shtetasi E.L., 36 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.


Shtuar 14.07.2020 19:32