Zyrtare: Dinamo shton radhët, firmos me ish-sulmuesin e Partizanit

Dinamo ka bërë një tjetër lëvizje në merkato. Klubi kryeqytetas i ka vënë në dispozicion stafit teknik edhe një sulmues tjetër, i cili ka qenë pjesë e moshave të Partizanit dhe ka debutuar edhe me ekipin e parë në Superiore.

Pas disa eksperiencave të ndryshme, si në Kosovë dhe Kategorinë e Parë, Ardit Jaupaj është rikthyer në kryeqytet dhe tani do të luajë për Dinamon. Klubi blu ka dalë edhe me njofton dhe bën me dije se sulmuesi ka nënshkruar.

“Ardit Jaupaj është lojtari i ri i Dinamos. Sulmuesi 24-vjeçar i cili ka dalë nga akademia e Partizanit si dhe me eksperiencë në disa ekipe si Bylis, Egnatia apo edhe Feronikeli në Kosovë, ka firmosur kontratën që e vesh Blu në sezonin e ri. FK Dinamo i uron mirëseardhjen dhe suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë”, njofton Dinamo përmes rrjeteve sociale.


Shtuar 3.10.2020 12:50