ZYRTARE/ Barcelona – Napoli do të luhet pa tifozë

Ndeshja e planifikuar të luhet të mërkurën, më 18 mars, për raundin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve, mes Barcelonës dhe Napolit, është vendosur të zhvillohet pa praninë e tifozëve, për të shmangur rrezikun e koronavirusit, i cili tashmë ka paralizuar të gjithë sportin në Itali deri në 3 prill.

Në mungesë të konfirmimit zyrtar nga FC Barcelona, vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë mëngjes në selinë e Departamentit e rajonit të Katalonjës, në të cilin ka marrë pjesë edhe Gerard Figueras, Sekretariati i Përgjithshëm i Sportit.

Në orën 9 të mëngjesit, Barça ka mbërritur të përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Oscar Grau, Albert Soler, drejtori i Seksioneve Profesionale dhe Ramon Canal , shef i Shërbimeve Mjekësore të klubit.

Kësisoj, në dakordim mes të gjitha palëve është vendosur se ndeshja e 18 marsit në ‘Camp Nou’ të luhet pa praninë e tifozëve. /


Shtuar 10.03.2020 10:07