Ali Ahmeti 11 vite më parë: Ftoj partitë shqiptare ta realizojmë kryeministrin shqiptar (VIDEO)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në vitin 2009 në Kongresin e dytë zgjedhor të BDI-së në Shkup përcakton synimin për deetnizim të pozitave monoetnike dhe fton edhe partitë tjera politike ta realizojnë synimin për kryeministër shqiptar, shkruan ts.

“SI ta ndërtojmë lojalitetin kur, nga 12 vende udhëheqëse kryesore në shtet asnjëri nuk është shqiptar, nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, as ministri i Punëve të Jashmte, i Mbrojtjes, i Punëve të Brendshme, Shefi i Shtatmadhorisë, udhëheqësi i sigurimit publik dhe atij shtetëror, Guvernatori i Bankës Popullore, Kryetari i Këshillit Gjyqësor dhe Kryeprokurori, asnjëri prej tyre nuk është shqiptar, mbetet që me angazhimin tonë dhe subjekteve tjera kjo të përmirsohet” është shprehur Ali Ahmeti në vitin 2009.

Ndryshe kryetari i BDi-së Ahmeti në prag të zgjedhjeve të korrikut ka dalur me idenë se ka ardhur koha që në Maqedoninë e Veriut kryeministrë të jetë shqiptar, që ka hasur në reagime të shumta nga pala maqedonase.


Shtuar 16.06.2020 20:41