Zuri vendin e Koeman, De Boer beson se Holanda aktuale është më e mirë sesa ajo e 2010-ës

Frank De Boer nuk ka kursyer lëvdatat për skuadrën kombëtare të Holandës.

De Boer është emëruar si kryetrajner i Holandës, pas largimit të Ronald Koeman.

Trajneri holandez është optimist për suksesin, duke konsideruar se në radhët e veta ka shumë lojtarë cilësorë.

Madje, sipas De Boer, Holanda aktuale është më e mirë sesa ajo që luante në finale të 2010-ës.

“Ky fond lojtarësh është ndoshta më i talentuar sesa ata të 2010”, ka thënë De Boer.

“Shoh ngjashmëri me grupit. Wesley Sneijder dhe Arjen Robben ishin në top formë, kishim Rafael van der Vaard dhe ishim të mirë në mbrojtje, me bllokun para me Mark van Bommel e Nigel de Jong. Shoh potencial edhe këtu”, shtoi trajneri.

Holanda asokohe mposhtej në finale të Kupës së Botës nga Spanja.


Shtuar 26.09.2020 07:58