P*rdhunoi vajzën e mitur të ish-gruas, vihet në pranga 39 vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Në pranga ra shtetasi me inicialet L.K., i cili sipas policisë, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë).


Shtuar 26.09.2020 07:44