Zidane flet pas eliminimit nga Kupa e Mbretit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas humbjes 3-4 nga Real Sociedadi dhe eliminimi nga Kupa e Mbretit. Numri një i stolit pa ekipin e tij të pësonte 4 gola në shtëpi për herë të parë që nga marrja e drejtimit.

Eliminimi – “Ky është futbolli. Gjërat herë pas here nuk shkojnë si duam. Ishte ndeshje e vështirë dhe ne e provu8am deri në fund, reaguam mirë. Po humbisnim 1-4 dhe besuam, dua të uroj Sociedadin. Duhet të pranojmë humbjen”.

Dita më e keqe në krye të Realit? – “Jo. Si ndeshje jo, por si humbje po. Të pësosh 4 gola në shtëpi është e vështirë, por nuk mund të ndryshojmë asgjë. Ne duhet të vazhdojmë në rrugën tonë. Të dhemb, por duhet ta pranojmë”.


Shtuar 6.02.2020 21:28