Zidane fjalë të mëdha për Ramos

Zinedine Zidane pret që Sergio Ramos të rinovojë sa më shpejt kontratën me Real Madridin.

Kapitenit të madrilenëve i përfundon marrëveshja aktuale në vitin 2021, teksa strategu francez nuk dëshiron që ai të mbetet në sezonin e ardhshëm pa kontratë të vlefshme.

“Gjithmonë do ta merrja Sergio Ramos me vete. Është kapiteni ynë, lider dhe një pikë referimi për ne. Nuk jam i interesuar që ta shoh në stol.

Sfida para City-it? Po punojmë për ndeshjen me Levanten. Jemi të fokusuar për ndeshjen e radhës, ku duhet të japim 100 për qind. Kemi në kontroll atë që bëjmë në fushën e lojës.


Shtuar 21.02.2020 16:50