Zbulohen planet e merkatos së dimrit te Juventusi

Në prag të ndeshjes mes Romës dhe Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjvë Fabio Paratici ka folur për merkaton e dimrit, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë afrimi gjatë këtij muaji, ndërsa la të hapur derën për ndonjë largim të mundshëm.

Sipas Paraticit, lojtari me valixhet gati është mesfushori kroat Marco Pjaca, që ka nevojë të luajë dhe te Juentusi nuk po gjen hapësira, ndërsa sa i përket mbrojtësit Rugani, shumë do të varet edhe nga procesi i rikuperimit të Chiellinit.

“Të gjithë thonë që kemi shumë lojtarë në dispozicion, ndaj e shoh të vështirë që të vijë dikush tjetër tani në janar. Sa i përket merkatos në dalje, do të largohet Pjaca, që ka nevojë të luajë sepse është i ri, por nuk mund të them të njëjtën gjë për Ruganin, pasi më parë duhet të shohim si po ecën rikuperimi i Chiellinit”, deklaroi Paratici.


Shtuar 13.01.2020 07:49