Zbulohet oferta e Arsenal për yllin e Lyonit

Houssem Aouar dëshironte të transferohej te Juventusi ose Barcelona. Fatkeqësisht për mesfushorin e Lyon, asnjë nga dy klubet nuk ka bërë një ofertë për ta rekrutuar atë. I vetëdijshëm që “laku” po ngushtohej dukshëm, Aouar më në fund dha miratimin për t’u bashkuar me Arsenalin .

Dhe sipas informacionit nga “RMC Sport” , “Topçinjtë” nuk janë vonuar shumë për t’i bërë një ofertë të parë ekipit francez për lojtarin. Sipas medias në fjalë Arsenal ka ofruar plot 35 milionë euro për kartonin e 22 vjeçarit. Mjaftojnë për të bindur presidentin e OL, Jean-Michel Aulas? Pak kohë më parë, Aulas deklaroi se kërkonte të paktën 40 milionë euro për të shitur Aouar. Negociatat premtojnë të jenë intensive…

Të lidhura

None found


Shtuar 26.09.2020 09:31