Artan Hoxha publikon foton, Rama në krah të të “fortit” të Çapajve (FOTO LAJM)

Ardian Çapja është një ndër objektet e OFL në lidhje me pasurinë e tij.

Mbrëmjen e sotme është publikuar fotoja e Ardian Çapjas i cili shfaqet me krah për krah me kryeministrin Edi Rama.

Gazetari Artan Hoxha tha se ky person është përfolur se ka mbështetu Partinë Demokratike, ndërsa nga ana tjetër ai ka një foto me kryeministrin në periudhë fushate.

Nga ana tjetër shtoi Hoxha, kryeministri ka denoncuar lirimin e nipit të Ardian Çapes, Florenc Çapja me vendim gjykate dhe OFL i ka kërkuar atij të deklarojë pasurinë.

“Jemi para fushatës së zgjedhjeve, personi është i listuar në listën që ka publikuar OFL. Ky këtu është Ardian Çapja, ky është kryeministri. Në ndryshimet e ligjit, pika 14 thotë se çdo gjyqtar apo prokuror që shoqërohet me persona nën hetim do të penalizohet.

Zakonisht Edi Rama akuzohet se ka lidhje me Çelat, dhe që i ka favorizuar. Çapjat janë akuzuar se kanë marrëdhënie me PD. Kur kryeministri Rama prezantonte KÇK, tha se gjyqtarë të caktuar nxjerrin nga burgu kriminelë. Ngjarja që ai iu referua ishte nxjerrja e nipit të Çapes nga paraburgimi me vendim të gjyqtarit Kullolli. Ndaj Ardiannit nuk ka dënime me sa di unë, por pasuria e tij dhe fisit janë objekt i ligjit.Rama ka qënë në resortin e tij.

Në kohën kur kemi në burg një të penduar që ka patur lidhje me vrasjen që ai akuzohet, gjyqtari vete e liron këtë person. Sapo del lista ky person i është lexuar emri dhe është thënë që në bashkëpunim ka marrë pjesë në një sërë vrasjesh. Një foto tjetër të këtij personi e ke vetëm kur i kanë bërë atentat ose kur e kanë arrestuar. Tani si ta besoj unë këtë?” tha Hoxha. /albeu.com/


Shtuar 6.02.2020 21:06