Zbulohet arsyeja e vërtetë e transferimit të Ruben Dias te Man City

Mbrojtësi 23-vjeçar Ruben Diaz arriti akordin për transferimin tek Mançester Sitit për shifrën e 64 milionë paund, teksa mungon vetëm zyrtarizimi.

Dihet që sa i përket pagave Siti nuk ka ndonjë të pakënaqur në ekip dhe fillimisht të shkon mendja se kjo ishte arsyeja pse Dias po mbyll kalimin në qytetin e Mançesterit, por jo.

Arsyeja është krejt e rrallë dhe e veçantë. Dias është i lidhur me këngëtare April Ivi, e cila është shumë e njohur në Londër. Momentalisht ata janë të ndarë teksa, Diaz jeton në Portugali dhe Ivi në Londër. Kalimi në Mançester do i bashkonte ata duke u eliminuar distancën që u kishin krijuar profesionet.


Shtuar 28.09.2020 18:39