Mbyllet votimi në degën e PD-së në Berat, dalin emrat që kalojnë në fazën tjetër

Baza demokrate e qytetit të Beratit ka përzgjedhur 10 emrat që preferohen si kandidat të mundshëm për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Emrat që kalojnë në fazën tjetër janë: Afize Skendo; Alketa Mukavelati; Arenc Berati; Denis Sahatçiu; Dritan Hazinedari; Eno Qana; Kasem Mahmutaj; Muharrem Hoxha; Namir Lpardhaja; Oltion Merdari.

Gjithashtu ka përfunduar procesi i votimit per konfirmimin e kandidatëve në degën Ura Vajgurore qarku Berat. Ishte Antarsia që konfirmoj kandidatët e mposhtëm për vijimin e procesit në fazen tjeter: Bujar Hoxhaj; Ferdi Brahushi; Ledian Daja; Liljana Bica; Monika Qosja.

Njoftimi i plotë: Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën e Partisë Demokratike Berat. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë.

Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.

Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë: Numri i anetareve me të drejtë vote: 1380 anëtarë
Pjesëmarrja në votime: 827 anëtarë ose 59,9 %

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

1.AFIZE SKENDO 2.ALKETA MUKAVELATI 3.ARENC BERATI 4.DENIS SAHATCIU

5.DRITAN HAZINEDARI 6.ENO QANA 7.KASEM MAHMUTAJ 8.MUHARREM HOXHA 9.NAMIR LAPARDHAJA

10.OLTION MERDARI


Shtuar 28.09.2020 18:41