Ylli brazilian i Real Madridit flet rreth të ardhmes së tij

Ylli brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior u përfol për një largim të mundshëm nga madrilenët verën e kaluar.

Gazeta spanjolle ‘AS’ në fillim të kësaj jave bëri të ditur se PSG dëshironte që Vinicius të përfshihej në marrëveshjen që do ta dërgonte Kylian Mbappen te Real Madrid.

Lojtari për të ardhmen e tij, ka folur pas ndeshjes së Kupës së Mbretit, ku Real Madrid u mposht 3:4 nga Real Sociedad.

“Nuk ka zgjidhje tjetër, unë dua të qëndroj në Madrid”, ka deklaruar Vinicius.

Pavarëisht kësaj deklarate, PSG po vazhdon të jetë në ndjekje të 20 vjeçarit./


Shtuar 8.02.2020 13:18