Lionel Messi të premten ka konfirmuar se do të mbetet te Barcelona edhe këtë sezon.
Por, argjentinasi në mëngjesin e ditës së shtunë nuk është paraqitur në qendrën stërvitore, ku një numër i madh i medieve po prisnin me shpresën se do të ishin në gjendje të merrnin pamje nga kthimi i tij në aktivitetet sportive te Barcelona.
Të lidhura
None found
Messi ende nuk mund të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, sepse së pari duhet të kryejë testet mjekësore për COVID-19, siç është parashikuar me protokollin e La Ligas.
Pjesa tjetër e lojtarëve të Barcelonës janë rikthyer në stërvitje, pasi këtë test e kanë bërë javën e kaluar.
Të dielën, skuadra ka ditë pushimi, ndërsa pritet që Messi të hënën të jetë nën urdhrat e trajnerit Ronald Koeman.
